Rihanna, po pi kokainë apo jo? (VIDEO)

Nuk u desh shumë që të nisnin thashethemet, pasi Rihanna ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke festuar me miqtë e saj gjatë festivalit Coachella.
Për shumë nga personat që e panë videon, këngëtarja po pinte kokainë, por vetë RiRi i është përgjigjur këtyre fjalëve.
Këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se po pinte kokainë, por ka thënë se po pinte marijuanë.
“Më keni acaruar nervat!!! Të gjithë mund ta shikojnë që jam duke pirë mariuanë”, i është përgjigjur ajo fansave të cilët e akuzonin.
Por që më parë, Rihanna bëri bujë edhe në natën e parë te festivait ku u shfaq me një pelice lejla të kombinuar me buzëkuqin dhe flokë të kuqe.
Në fakt ajo qëndroi edhe gjatë performancës së Drake, ku ndodhi dhe puthja me Madonna-n, në rresht të parë duke kënduar cdo këngë.

Advertisement