Rihanna në gojë të peshkaqenit (FOTO)

Në 40 vjetorin e Jaws, Rihanna përballet me 3 peshkaqenë, për numrin e Marsit të revistës Harper’s Bazaar.

Ti kërkosh dikujt të futet në një pishinë me peshkaqenë është cmenduri. Por Rihanna nuk është si kushdo. Kur asaj ju prezantua koncepti i fotografive, i pëlqeu.
Në Akuariumin Florida, një ditë Dhjetori, tre peshkaqenë, të cilët tashmë janë mësuar me zhytësit, por ekipi i fotografëve dhe një pop star janë krejtësisht gjë tjetër.
Rihanna u zhyt të paktën 12 herë dhe ndërroi tre veshje. Kur seti fotografik përfundoi, ajo po ngrinte nga i ftohti.
Më pas u nis menjëherë për në Gjermani… Një ditë tipike e një pop star-i.

Advertisement

Më poshtë intervista për Harper’s Bazaar:

LAURA BROWN: Të notosh me peshkaqenët jo vetëm që është e frikshme, por përbën edhe një metaforë të madhe. Si noton me peshkaqenët e jetës së vërtetë?
RIHANNA: Përpiqem me sa mundësi kam që ti shmang, por sigurisht që kam patur eksperienca me to. Në këto raste thjesht më është dashur të përballem me situatat. Por unë nuk notoj me peshkaqenët… peshkaqenët notojnë me peshkaqenët.

LB: Kur ke qenë e vogël e ke parë filmin Jaws? Të frikësonte apo të pëlqente?
R: Të dyja! Më frikësonte kur shkoja në plazh. Sa herë dilte një film i ri i Jaws unë ose nuk shkoja në plazh ose thjesht ulesha në rërë. Edhe nëse futesha në ujë, im atë më këndonte këngën e filmit dhe unë frikësohesha aq shumë sa që dilja menjëherë. Isha vërtetë e fiksuar me këtë film. Steven Spielberg ka qenë heroi im i fëmijërisë.

LB: A je aventuriere? Cila është aventura jote më e madhe?
R: Aventura më e madhe? Po tallesh? Sapo bëra një set fotografik mes peshkaqenëve. Vështirë se ka gjë që ta mundë këtë.

LB: Me stilin tënd dukesh se nuk ke frikë të provosh. Po në jetë nga cfarë nuk ke frikë?
R: Më duket se jam si shumica e njerëzve, kemi frikë nga e panjohura dhe nga ajo cka na pret, që në fakt janë gjëra për të cilat nuk duhet patur frikë. Kur i jep Zotit kontrollin e plotë, është vështirë të mos kesh frikë.

LB: Tashmë je e famshme prej një dekade. Për cilat gjëra je e fortë dhe për cilat e ndjeshme?
R: Lëkura më është regjur që në shkollë. Nuk ndodhi pasi u bëra e famshme, përndryshe nuk do i kisha mbijetuar dot famës. Në përgjithësi nuk jam e ndjeshme për veten, por më tepër për personat e tjerë dhe situatat që ata kalojnë. Nuk e di sa e shëndetshme është kjo gjë, por është e vërtetë.

LB: Së shpejti do të hedhësh në treg një album të ri. Sa ambicioze je? Po konkurruese?
R: Jam shumë ambicioze! është për të qeshur se sa shumë dua të mbaj mbi shpatulla ndërkohë që mund të jem shumë e ngarkuar. Më vjen keq për atë që ekipi im kalon… Në fakt po gënjej, nuk kam keqardhje… ne e duam punën tonë!

LB: Sa i përket veshjeve të tua në tapetin e kuq, vihesh në sfidë apo thjesht vishesh?
R: Veshjet e mia varen nga ndjenjat që kam për momentin. Asnjëherë nuk mendohem shumë. Zakonisht bëj sic ndihem në moment.

LB: Cila ka qenë veshja e preferuar e tapetit të kuq?
R: Më pëlqejnë shumë ato veshje për të cilat kam ndihmuar edhe vetë: veshja e Adam Selman me Sëarovski në CFDA, Stella McCartney në Met Gala, dhe Adam Selman tek VMA. Më pëlqen edhe Azzedine Alaïa tek Grammy.

LB: Stilin e kujt do të doje të vidhje?
R: kostumet e Zac Posen… dhe flokët.

LB: Cila është veshja që nuk do të vishje kurrë?
R: Nuk marr angazhime të tilla. Asnjëherë nuk i dihet.

LB: Sa mirëmbajtje kërkon stili jot?
R: Ndonjëherë shumë ndonjëherë fare. Puna ime kërkon shumë glam, dhe unë kam një ekip të mrekullueshëm që më ndihmon. Por në rastet kur jam në studio ose me pushime, nuk kujdesem fare.

LB: Pse u riktheve në Instagram? Të mungonte?
R: Më pëlqejnë fotografitë… kaq.

LB: Cfarë duhet për të qenë “vajzë e keqe” në 2015?
R: Do ta marrësh vesh pas pak.

LB: Cfarë do të arrish këtë vit?
R: Qëllimin që kam cdo vit, të jem e lumtur.

LB: Kush është miku yt i papritur?
R: Kam miq shumë të ndryshëm, nga rrokerët deri tek rastat… kështu që nuk e di cfarë do të thotë mik i papritur.

LB: Zë kollaj miqësi të re?
R: Jo.

LB: Cila është dita perfekte për ty?
R: Dita që do të zgjohem pa celulit? Kjo do ishte perfekte.

LB: Cili është faji yt?
R: Reality TV. Nuk ngopem duke i parë.

LB: Si ka mundësi që ha makarona cdo ditë dhe sërish ke këtë pamje?
R: Mos do të thuash si jam bërë me celulit?