Rihanna mërzit Jay-n

24 vjeçarja siç ju kemi bërë me dije ka bashkëpunuar së fundmi me Chris për remix-in e këngës së saj BIRTHDAY CAKE dhe duket se kanë rinisur lidhjen e tyre, gjë e cila e ka mërzitur thellësisht Jay–Z. Një burim i afërt me këtë situatë, ka rrëfyer për RadarOnline: “Jay ishte i neveritur nga ajo që Chris i bëri RIhanna-s në 2009-ën. Nuk e kupton se si një mashkull mund të vërë dorë tek një femër. Kjo është një gjë që shkon totalisht kundër asaj që ai është dhe beson. Chris është i vdekur për Jay, nuk do të bëjë fare me të. Tani që Rihanna po del sërish me Chris dhe po regjistron këngë me të, Jay është shumë i zhgënjyer nga veprimet e RIhanna-s. Nuk e kupton përse ajo po bën këto gjëra”. Jay-Z i qëndron fort faktit se RIhanna nuk duhet të harrojë kurrë atë ç’ka i bëri Chris Brown. Reperi gjithashtu është i shqetësuar për atë ç’ka mund të mendojnë fansat për takimet e fshehta të artistëve. “Jay e kupton nevojën për të falur, por është i vendosur se Rihanna nuk duhet të falë atë ç’ka i bëri Chris. Jay gjithashtu është i preokupuar për mesazhin që Rihanna i përcjell fanseve të saj femra. Rihanna e di mjaft mirë se çfarë mendon e ndjen Jay-Z për Chris, por as që i bëhet vonë… Ajo do bëjë atë që do”,- ka mbyllur rrëfimet burimi i RadarOnline. Reperi 42 vjeçar e ka paralajmëuar se kjo histori takimesh me Chris nuk do të përfundojë mirë e se nuk do t’ja japë kurrë bekimin për ç’ka është duke bërë me të. Të shohim se si do të shkojnë ngjarjet me personazhet e mësipërm…

Advertisement