Rihanna kthen të gjithë vëmendjen tek ajo në daljen e fundit publike (FOTO)

Pas disa kohësh shkëputje nga mediat, këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna e ka kthyer tërësisht vëmendjen tek ajo.

Gjatë daljes më në fundit  publike për linjën e saj “Fenty”, RIRI duket se i ka lënë të gjithë gojëhapur me kombinimin e saj.

Advertisement

Ajo kishte përzgjedhur një palë pantallona ngjyrë portokalli dhe një kanatjere të gjatë në ngjyrë rozë dhe gjithashtu një palë taka në ngjyrën e pantallonave.

Sa i përket tualetit ajo kishte zgjedhur disa ngjyra të lehta ku mbizotëronte roza. Veshja që Rihanna kishte zgjedhur do të dalë në treg për pranverën e vitit 2020. Edhe këtë herë ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen përmes stilit të saj dhe kombinimit.

/Opinion.al/