Rihanna i bën Jimmy Kimmel-it shakanë më të bukur

Jimmy Kimmel ka marrë një surprizë shumë të bukur për 1 Prill.Moderatori i “Jimmy Kimmel Live” ka ndarë me publikun një video ku Rihanna i bën një shaka. Këngëtarja i ka vajtur në shtëpi pas mesnate, i është futur në dhomë dhe teksa ai flinte ajo ka nisur të performojë këngën e saj më të fundit “Bitch Better Have My Money”.
“Më pëlqejnë shumë shakatë që ti i bën të tjerëve prandaj këtë herë doja unë të të bëja një ty. Mendova, i shkojmë në shtëpi dhe i bëjmë një shaka”, ka shpjeguar Riri.
27 vjecarja shfaqet në video teksa mbërrin në shtëpinë e Kimmel në orën 1 a.m. dhe hyn në dhomën ku ai po fle.
Më pas këngëtarja nis të performojë këngën e saj më të re, ndërkohë që i hedh moderatorit në shtrat para.
Jimmy dukej shumë i habitur teksa Riri hidhej mbi krevat dhe i drejtonte në fytyrë një dritë dore.
“Mu duk sikur më hynë UFO-t në dhomë”, ka sqaruar Jimmy.

Advertisement