E veshur në një fustan të stiluar nga Tom Ford, yilli i muzikës botërore Rihanna, është shfaqur në kopertinën e revistës “Vogue” për muajin Prill.
Në një intervistë të gjatë, 28-vjeçarja ka ndarë me lexuesit e revistës shumë pika, që prekin jetën e saj artistike dhe atë personale.
Një ndër to dhe konkurenca me klanin e një tjetër këngëtareje të njohur të muzikës R&B dhe pjesë e të njëjtës studio muzikore, Beyonce.
Lidhur me këtë çështje vetë RiRi ka thënë: “E vërteta është që shumë entuziazmohen për të gjetur dhe festuar mbi diçka negative. Eshtë thjesht diçka konkuruese, diçka që ka të bëjë me rivalitetin. Po kjo nuk është ajo me të cilën unë zgjohem në mëngjes, unë thjesht jam unë. Dhe askush nuk mund të jetë i aftë të bëhet si mua”
Në lidhje me nje tjeter aspekt të jetës së saj, një lidhje e dashurie, ylli nga Barbados shprehet se: “Axhenda ime është shumë e çmendur këto kohë, do të jetë një sfidë e vërtetë nëse do të vendos të krijoj një marrëdhënie, por kam shpresa!”, ka thënë ajo.