Një pikë për Rihanna-n! Këngëtarja ka fituar gjyqin që kishte hapur ndaj Topshop pasi kishte përdorur fotografinë e saj në një bluzë, pa të drejta.
Gjykata e Apelit në Londër i ka ndaluar dyqanit të shesë bluzën, duke e kthyer këtë rast në një prej të paktëve të fituar nga një i famshëm. Tre gjyqtarët ranë dakort se shitja e kësaj bluzeje i ka sjellë dëme imazhit të Rihanna-s.
Gjyqi ka nisur që prej 2013-ës kur Rihanna paditi kompaninë mëmë, Arcadia, për 5 milionë dollarë.
Në bluzë duket foto e marrë nga video e 2011-ës e ngjashme me atë të këngëtares gjatë xhirimeve në Irlandë në po të njëjtin vit (përfshirë në albumin “Talk That Talk”).
Në 2013-ën gjyqtarët kishin vendosur se blerësit po mashtroheshin duke i bërë të besojnë se për këtë bluze ishtë dhënë OK nga Riri.
Asokohe Topshop lëshoi një deklaratë ku sqaronte se nuk kishte patur si qëllim promovimin. Kompania shtoi se “bluza nuk jep asnjë mesazh të rremë për blerësit dhe as nuk i krijonte konfuzion ashtu si deklaroi gjykatësi”.
Topshop kërkoi në apel që të hidhej poshtë vendimi i gjyqatrit të parë, duje deklaruar se ai e kishte keqkuptuar ligjin për përdorimin e imazhit.