Ky do të jetë turneu i parë amerikan i këngëtares që për hir të së vërtetës do të ketë risk. A do të mundet Rihanna të mbushe stadiumet e mëdha amerikane? Padyshim që përgjigja do të ishte JO nëse çmimet e biletave do të ishin të lartë. Turneu do të titullohet LAST GIRL ON EARTH dhe në të do të shfaqen edhe KE$HA si dhe reperja Nicki Minaj. Vajzat do të fillojnë turneun në Seattle më 2 Qershor për të vijuar më pas me 25 etapa në të gjithë Amerikën.