Rihanna dhe Chris Brown janë ribashkuar në muzikë me remixe të singëllave të tyre "Birthday Cake" dhe "Turn Up The Music", që u publikuan njëkohësisht nga të dy artistët online. Kjo është një lëvizje e guximshme nga të dyja palët. Grindja e 2009-ës, ka qenë një avantazh për Rihanna-n por kjo mënyrë e zgjedhur nga yjet ndoshta mund të bëjë dhe efektin e kundërt. Mbetet për t’u pare se si do të pritet iniciativa e ribashkimit nga fansat respektivë. Ndërkohë ju dëgjoni të dy remikset, që sigurisht janë shumë të bukur, por ne n’a duket se "Birthday Cake" është në një nivel krejt tjetër… Është një këngë eksplozive në plot kuptimin e fjalës. Për më tepër dëgjojini pak më poshtë.