Rezarta Shkurta publikon një video emocionuese të familjes së bashkuar

Kanë kalaur afërsisht 3 vite që nga koha e arrestimit të bashkëshortit të Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxhës.

Ajo po e rrit e vetme vogëlushen e saj Hera, e cila nga videot që i bën këngëtarja, duket mjaft e talentuar. Rezarta poston shpesh foto dhe video të familjes së saj dhe pse Ermali nuk ndodhet mes tyre. Dhe në postimin e fundit këngëtarja ka publikuar një video mjaft emocionuese, ku shfaqet me Ermalin dhe vogëlushen Hera.

Advertisement

“Sot kur vogelushja ime @herahoxha.al sheh kete video, thote: Puçeeet mama me babin” ka shkruar Rezarta krah videos. Ndërsa në komente miqtë dhe fansat urojnë Rezartën që të bashkohen sa më shpejt dhe të jenë të lumtur të tre bashkë.

Kujtojmë që nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, u arrestua dhe u dënua me 10 vite burgim pas akuzave për trafik të lëndëve narkotike.