Në kohën kur akuzat për Ermal Hoxhën po shtohen, bashkëshortja e tij Rezi, duket gjithnjë e më shumë nostalgjike për partnerin i cili gjendet në burg.
Këngëtarja ka postuar këtë mëngjes një foto ku shfaqet pranë tij, me dedikimin ku shpreh dashurinë e përjetshme dhe të pa zëvendësueshme.
“Në cdo jetë do të të zgjidhja vetëm ty. Cfarëdolloj forme, sërisht do të gjeja dhe sërisht do të ndjeja sepse ti je oxigjen… ti je vetë jeta për mua”, ka shkruar Rezarta në Instagramin e saj.
Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u arrestua pak muaj më parë si një nga bashkëpuntorët në fabrikën e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.