Era Istrefi me klip të ri

Këngëtarja Era Istrefi ka njoftuar në profilin e saj në Instagram se së shpejti do të publikohet klipi i saj më i ri.
Xhirimet për klipin e këngës “Njo si ti” kanë nisur dje dhe janë marrë përsipër nga Max Production.
Kjo është hera e parë që Era bashkëpunon me këtë ekip pasi klipet e tjera të saj janë realizuar në Kosovë.
“Njo si ti” vjen pas hitit të saj me titull “13” që deri më tani ka regjistruar 2 milionë e 330 mijë klikime në YouTube.

Advertisement