Televizioni Klan këtë vit pritet të ketë ndryshime të rëndësishme si në drejtimin e disa prej emisioneve më të dashura, ashtu edhe në formatet e reja që priten të startojnë këtë vjeshtë.

Ndërkohë që Floriana Garo është zhvendosur përfundimisht në Zvicër për t’i qëndruar pranë të fejuarit të saj, juristit shqiptar Enis Daçi, shumë emra të rinj për këtë ekran do të nisin rrugëtimin e tyre në këtë televizion.

Advertisement

Emrat më të përfolur janë Marina Vjollca, Arjola Shehu, Nevina Shtylla, por emri më surprizues është padyshim ai i Inva Mula-s.

Sopranoja me famë botërore, sipas burimeve të brendshme, do të lërë Parisin dhe Slloveninë për të prezantuar një format të ri për televizionin shqiptar. Edhe pse detajet mbeten ende mister, mendohet se formati i ri do të ketë në qendër të saj talentet e reja në fushën e muzikës.

Një shtator shpërthyes për televizionin Klan.