Nevina Shtylla është një nga talentet e reja që po spikat vitet e fundit në televizionin shqiptar. Këtë verë e pamë krahë Klea Huta-s në prezantimin e “Maratona e Këngës Shqiptare”.

Advertisement

Jo vetëm e bukur, por tepër elegante dhe e rezervuar si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Burime të brendshme bëjnë me dije se së shpejti do ta shohim moderatoren në një nga formatet më të dashura të televizionit Klan. Pas largimit të moderatores Floriana Garo nga “Jo vetem Modë”, producentët kanë menduar se figura më e përshtatshme për këtë format është pikërisht bukuroshja brune.

 

E pyetur nga “Radio Energy” në lidhje me lajmin që po qarkullon me shpejtësi në media, Nevina u shpreh se ende nuk është konfirmuar asgjë, ndaj është herët për t’u shprehur në lidhje me këtë projekt të ri, duke i qëndruar besnike edhe një herë natyrës së saj të rezervuar.

Konfirmim apo jo, presim me padurim ta shohim moderatoren të ulur në një nga “karriget” më të famshme të televizionit Klan.