Revoltohet Turjan Hysko: Po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë

Nga një sondazh i Monitor ka rezultuar së 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar, një shifër kjo alarmante.

Pikërisht, për këtë fakt të trishtë, ka reaguar i revoltuar Turjan Hysko, i cili ka shpërthyer nëpërmjet disa statuseve në Instastory, ku tregon dhe se cila është arsyeja e vërtetë që shoqëria shqiptare po degradon nga dita në ditë.

Advertisement

“Nuk ka asnjë shans që një shoqëri të ecë përpara nëse nuk lexon”, -fillon ai shkrimin e tij.

“Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen! Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara”, janë disa nga fjalët që ka shkruar Turi në Insastory (dhe ka plotësisht të drejtë).