Aktori shumë i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i cili për shumicën e shqiptarëve njihet si Cekja nga rolet e tij, ka rrëfyer në emisionin “Adam” në Channel One lidhur me ndjesinë e tij pasi ka marrë vesh se kryebashkiaku e pranuar daljen e tij në pension.
Sipas Myftarit, kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, nuk duhej ta bënte këtë sepse artisti nuk mund të ketë një afat se kur punon. “Unë ndihem i fyer moralisht që si artist kryebashkiaku më nxori në pension”, – është shprehur ai ndërkohë që ka vazhduar t’i japë një mesazh Petrit Sinajt: “Dua t’i them se një kryetar bashkie që nuk di të administrojë vlerat artistike të qytetit, për mua është keqardhje e madhe! Unë nuk duhej të dilja në pension, unë një jam dhe ai nuk diti të më mbajë”, – ka përfunduar fjalën e tij lidhur me këtë temë aktori i humorit.