Që Bleona Qereti tërheq vëmendjen kudo ku shkon, kjo është pak por e sigurt. Por që vetëm në një event të rastësishëm të tërheqë vëmendjen e revistave si “OK”, “Star Magazine”, “ENQUIRER”, “Radar” etj. – kjo po që e ka një shpjegim.
Bleona më herët ka postuar në rrjete sociale se ka qenë një nga të ftuarat në ceremoninë e organizuar nga revista “Lapalme Magazine”, e cila kishte mbledhur disa nga artistët më në zë të vendit.
Këngëtarja shqiptare ka mahnitur me look-un në këtë event, ndaj dhe revistat prestigjioze të mësipërme e kanë komentuar si një yll në ngjitje dhe si një nga më të mirat e momentit.