Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë

Restoranti i Rene Rexhepi, 43 vjeç me origjinë shqiptare nga Tetova ka marrë çmimin si më i miri në botë, dhe entuziazmi i pronarit me gjithë stafin duket në këtë video të postuar në Twitter.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Advertisement

Restoranti quhet Noma, ndodhet në Copenhagen të Danimarkës dhe pavarësisht se sërish Copenhagen konfirmon reputacionin global të kuzhinës inovative, Oscar-i i Gastronomisë vjen falë kuzhinierit me origjinë shqiptare. ‘Noma e re’ nga kuzhinieri Rene Rexhepi njihet botërisht për teknikat e ushqimit dhe fermentimit.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

‘Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njëjtë “ u tha në eventin që u mbajt në Belgjikë e ku u shpallën çmimet. Restoranti njihet për specialitetin e përgatitjes të disa pjatave, kryesisht të pjatës speciale Shawarma.

Shawarma është një pjatë speciale arabe Levantine e përbërë nga mishi i prerë në feta të holla, i mbledhur në një formë konike, dhe i pjekur me rrokullisje të ngadalta.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

William Dreë, drejtori përgjegjës përaktivitetin e shpalljes së ‘50 Restorantet më të Mirë në Botë’, tha se Noma mund të ketë qenë restoranti më me ndikim në gjeneratën e tij, duke vendosur standarde të reja në drejtim të kërkimit dhe burimit të përbërësve, zhvillimit dhe prezantimit të pjatave.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Stafi i Noma-s, menuja aktuale e të cilëve quhet “game & forest season” e që kushton 320 paund, shprehën entuziazmin duke u përqafuar me njëri tjetrin e duke brohoritur.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Si u zgjodh në vendin e parë?

Lista vjetore është votuar nga më shumë se 1.000 gastronomë, përfshirë shkrimtarë dhe kritikë të ushqimit, kuzhinierë, restauratorë dhe ekspertë të kuzhinës ndërkombëtare, të cilët këtë vit i dhanë vendin e dytë një restoranti tjetër Michelin me tre yje të Kopenhagenit, Geranium.

Noma ka mbajtur flamurin e Kuzhinës ‘New Nordic’ prej vitit 2004 ku Rexhepi dhe bashkëpronari i restorantit, Claus Meyer, iu bashkuan 10 kuzhinierëve të tjerë nordikë në nismën e krijimit të “kuzhinës autentike” të rajonit.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në

Qëllimi ishte pastërtia, thjeshtësia dhe freskia, si dhe mbizotërimi i pjatave sipas sezonit. Shumë restorante të tjera u inkurajuan për të zhvilluar më shumë receta tradicionale nordike. Peshku dhe Mishi i ringjallur ose siç e njohim në termat e gatimit Marinimi, janë elementët kryesorë të një vakti të bollshëm nordik.

Restoranti Noma mori një yll të tretë nga Michelin këtë vit, me lëvdata për lidhjen e fortë me natyrën dhe qasjen holistike, e cila sheh përbërës të pazakontë sezonalë të shfaqur në pjata krijuese dhe komplekse.

Asnjë çmim nuk u dha vitin e kaluar për shkak të pandemisë, dhe titulli i këtij viti do të thotë që Noma, e cila u hap për herë të parë në Christianhavn të kryeqytetit danez në vitin 2003, është në nivel me El Bulli të Ferran Adria.

Dhe Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në