Jemi mësuar që reperat t’i shohim gjithnjë nën petkun e gangsterave, por duket se Cozman ka vendosur ta thyeje këtë “stereotip” dhe t’i shprehë hapur dashurinë dy prej femrave më të rëndësishme në jetën e tij: mamasë dhe motrës.
Ai ka postuar para disa minutash një foto të të dyjave në një makinë dhe shkruan: “Oh, sa shumë ju dua!”.
Reperi e ka shoqëruar këtë postim me hashtagun: “Mama/Motër”.
Duket se festat e kanë bërë Cozman-in mjaft të ndjeshëm dhe të dashur.