Reperi shqiptar performon i maskuar në studion e Jimmy Fallon (VIDEO)

Reperi shqiptar, Gashi, ka performuar live për herë të parë hitin e tij të ri “My Year”, në bashkëpunim me reperin me famë botërore G-Eazy, në studion e Jimmy Fallon.

Studio e Jimmy Fallon konsiderohet si një nga trampolinat më të mëdha të suksesit dhe si një vulë e rëndësishme promovimi ndaj Gashi nuk e mohoi emocionin që ndjente teksa qëndronte pranë tij.

Advertisement

Reperi nisi të performonte fillimisht i veshur me një kapuç në formë maske në kokë, më pas e hoqi atë për t’u njohur nga të gjithë. Jimmy mbante në dorë albumin e reperit shqiptar me emrin e tij në të, ndërsa prezantonte bashkëpunimin e parë të dy reperëve.

Të pranishëm në studio ishin dhe prindërit e reperit shqiptar, të cilët Jimmy Fallon nuk hezitoi  t’i takonte pas spektaklit. Jemmy Fallon i shkroi një koment Gashit duke e komplimentuar se ishte fantastik.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Gashit me një këngëtar me famë botërore, pasi kohë më parë ai publikoi hitin “Creep on me” me French Montana-n që ka arritur miliona klikime në Youtube.

Ndërkohë Gashi ka paralajmëruar se me 15 shkurt do sjellë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Ledri Vulën.

https://www.youtube.com/watch?v=EdVf5Vnjq7g

/Opinion/