David Beckham sërish përballë gjykatës

David Beckham mund të dalë përpara gjykatës, pasi është fotografuar duke folur në telefon teksa është duke drejtuar një motor. Akuza e radhës vjen vetëm tetë javë pasi ai u dyshua se i jepte makinës me shpejtësi tej normave të lejuar. Në gjyqin e parë, rezultoi se ish-ylli i futbollit nuk e kishte shkelur kodin rrugor.

Këtë herë 43-vjeçari thuhet se është fotografuar duke bërë një telefonatë teksa drejtonte motorin e tij prej 200 mijë dollarësh vitin e kaluar. Ka qenë një kalimtarë i rastit ai që e denoncoi rastin tek policia lokale. Seanca e parë pritet të zhvillohet me 19 mars dhe ish-lojtari i Anglisë ka mundësinë që të kundërshtojë akuzën ose të pranojë shkeljen e supozuar. Nëse dënohet, babai i katër fëmijëve mund të përballet me heqjen e  gjashtë pikëve në patentën e tij, së bashku me një gjobë prej 2 mijë paundësh.

Advertisement

Ky pretendim i fundit mund të jetë një tjetër njollë në imazhin publik të yllit, i cili është goditur vazhdimisht nga thashethemet për një martesë të vështirë mes tij dhe gruas Victoria Beckham. Edhe nëse ka një seancë dëgjimore, Becks mund të mos marrë pjesë dhe përfaqësohet nga avokati i tij. Të njëjtën gjë bëri edhe kur u akuza radhën e parë, ku përfaqësua nga Nick Freeman. Becks u akuzua se e drejtonte mjetin me 59 km/h , në një zonë ku shpejtësia e lajluar ishte 40 km/h.

/GazetaShqip/