Renato Mekolli do të sjellë së shpejti programin e famshëm të gatimit

Renato Mekolli do t’i rikthehet sërish Top Channel, por këtë herë jo me “MasterChef Albania”, por një format të ri gatimi.

Më saktë shefi i kuzhinës do të sjellë një program shumë të famshëm në gjithë botën, por që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Advertisement

Sipas “Revista Who”, mësohet se programi do të jetë pikërisht “Hell’s Kitchen”, një “reality show” që realizohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilave do të jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Gara gjithashtu do të përbëhet edhe nga dënime të ndryshme, ndërsa në fund fituesi do të shpërblehet me një çmim të madh.