Festivali i Filmit në Venecia, Klaudia Pepa shkëlqeu edhe njëherë në tapetin e kuq

Edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Venecia, këtë vit bëri bashkë shumë yje të njohur të kinematografisë italiane dhe asaj botërore.

Në mesin e personazheve VIP që parakaluan në tapetin e kuq ishte sërish dhe balerina shqiptare, Klaudia Pepa, e vetmja shqiptare që mori pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm të filmit.

Advertisement

Veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë jeshile deti nga Elisabetta Franchi me dy të çara anash, dhe një fjongo në pjesën e qafës, Klaudia u shfaq plot elegancë teksa kalonte në tapetin e kuq.