Do të jetë një disk me remikse me titullin "B In The Mix The Remixes Vol. 2", projekti i fundit muzikor që artistja do të realizojë nën Jive Records, pasi tani ka kaluar me RCA. Shtëpia diskografike e Brit me sa duket ka menduar të shfrytëzojë në maksimum përmbajtjen e FEMME FATALE, albumi i shtatë i artistes publikuar marsin e shkuar. SIç mund të kuptohet ky material do të përmbajë remikse të tracklistës së albumit të fundit të Princeshës së Pop-it. Ai është pasuesi i "B In The Mix: The Remixes" i cili u publikua në vitin 2005 e kishte remikset e hiteve të Britney-t.