Shtëpia e prodhimit WARNER është duke kërkuar trashëgimtaren e Whitney Houston. Në internet kanë filluar të qarkullojnë tashmë disa emra si : Rihanna, Beyoncé, Jennifer Hudson, Leona Lewis, Alexandra Burke e madje edhe Christina Aguilera. Përsa i përket protagonistit mashkull nuk ka filluar të qarkullojë ende asnjë emër. Sigurisht që filmi bazohet shumë në figurën e Rachel Marron ndaj WARNER po merr gjithë kohën e nevojshme për të vlerësuar më së miri trashëgimtaren e denjë të Whitney Houston-it.
Sigurisht që protagonistja do të jetë një këngëtare, pasi nuk duhet harruar që në suksesin e filmit ndikoi padyshim edhe kolona zanore kënduar nga legjenda Whitney Houston. Singëlli I WILL ALWAYS LOVE YOU ka qenë një prej këngëve më të shitura të të gjitha kohërave. Sipas disa detajeve të mbledhura nga THE SUN, skenari i filmit do të bëhet pak më aktual, ku Frank Farmer do të jetë një veteran lufte në Irak dhe ngacmuesi i Rachel do të përdorë si mjet ngacmimi Twitter-in apo Facebook-un.


