Reforma në drejtësi, Ambasadori Lu: Luftoni korrupsionin, vetëm 3 gjyqtar të dënuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu i ka bërë thirrje politikës shqiptare dhe shoqërisë çivile të bashkohen për të lufutuar korrupsionin në drejtësi, pasi sot numërohen vetëm tre gjyqtarë të dënuar për këtë vepër penale.

I pranishëm në tryezën konsultative për Reformën në Drejtësi, që po zhvillohet në Durrës, Lu theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi, teksa nënvizoi se korrupsioni është plaga që duhet kuruar.

Advertisement

Në fjalën e tij, Ambasadori Amerikanë u shpreh se sot lexohen dhe vërehen raste shokuese të vendimeve në drejtësi. “Të gjithë kemi parë raste korrupsioni në drejtësi. Të gjithë janë  përballur me këtë plag, por ka raste kur vendimet janë edhe shokuese”, tha Lu.

Sipas tij, korrupsioni duhet të jetë fokusi i luftës.  “Në vitet e fundit vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror. Ky është një fakt që duhet të na bëjë të mendojmë dhe të kuptojmë se ku duhet ndërhyrë”, tha Lu, duke shtuar se duhet një bashkëpunim i gjerë mes politikës dhe shoqërisë çivile.

“Drejtësia është e mirë për të gjithë. Për politikën, për qytetarin për të gjithë dhe prandaj duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut në konsultimet për reformën në drejtësi”, ka vijoi ambasadori Donald Lu.

Në vendit tonë po zhvillohen një sërë takimesh dhe tyrezash për reformën në sistemin e Drejtësis. Fillimisht një tryezë u zhvillua në Shkodër, më tej Vlorë dhe tashmë në Durrës.