Dorëhiqet Ministri grek i Financave

Pak orë pasi grekët i thanë ‘jo” masave shtrënguese ministri grek i Financave Janis Varufakis ka pranuar kërkesën e kryeministrit Cipras për të dhënë dorëheqjen.

Në një postim në twitter ai tha se pas shpalljes së rezultateve të referendumit mu bë e ditur se pjesëmarrësit në takimin e Eurogrupit dhe partnerët e tjerë, do të vlertësonin mungesën time në takime, gjë që kryeministri gjykoi se ndoshta mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes. Prandaj dhe largohem nga ministria e financave”.

Advertisement

Kërkesa e kreditorëve është nder për mua”, nënvizon Varufakis. Rezultatet e referendumit detyruan edhe liderin e opozitës Antonis Samaras të japë dorëheqjen duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në parti.

Opozita greke i mbështeste masat shtrënguese të kreditorëve dhe bëri fushatë që qytetarët të votonin “pro” tyre në referendum.

Sot kryeministri Alekxis Tsipras do të mbledhë tryezën e partive poltike për të diskutuar mbi propozimet që Greqia do t’i bëjë Eurogrupit për të arritur një marrëveshje lidhur me reduktimin e borxhit dhe reformat që qeveria greke duhet të ndërmarrë.