Redaktorja Mysafire e VOGUE Paris

Personazhi fort i dashur i modës, Victoria Beckham, jo vetëm që shërben si redaktorja mysafire për botimin e Dhjetor 2013 – Janar 2014 të Vogue Paris, por e ka zbukuruar kopertinën e revistës edhe me bashkëshortin e saj po aq të bukur sa ajo David Beckham. Çifti i martuar më 1999 u fotografuan për këtë rast nga Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin. Në faqet e brendshme fansat do të kenë mundësinë të njihen me jetën e saj si nënë e katër fëmijëve dhe si një stiliste në rritje. “Kur më ftuan të isha redaktorja e artikullit të Krishtlindjeve në Vogue Paris u ndjeva tejet e nderuar. Puna me Emmanuelle Alt dhe skuadrën e saj ishte sa emocionuese aq edhe frymëzuese dhe jam shumë krenare për atë që krijuam”,- ka thënë Victoria Beckham.

victoria-david-beckham-vogue-cover1

Advertisement