Eventi i mbrëmshëm Golden Globes ishte një dedikim i veçantë për të gjitha gratë e prekura nga abuzimet seksuale në Hollywood.

Ndaj edhe ngjyra e zezë, ishte kodi i veshjes për aktoret. Por ndërkohë që të gjitha u shfaqën në tapetin e kuq me fustane të zinj, ishte dikush që e theu këtë rregull. Ajo është aktorja Blanca Blanco e cila u shfaq e veshur me një fustan të kuq me një të çarë të theksuar. Pas daljes ndryshe, Blanco nisi të kritikohej nëpër rrjetet sociale.

Advertisement