Enzo Zidane, djali i madh i Zinédine, ka debutuar te merkuren ne mbremje ne nje ndeshje zyrtare me Real Madridin, qe drejtohet nga i jati i tij. Ai luajti ne ndeshjen per 1/16 kthim te Kupes se Mbretit ndaj Cultural Leonesa (D3) ne stadiumin Santiago-Bernabeu.
Mesfushori 21-vjecar, qe luan me Real Madrid Castilla, rezervat e klubit, ka luajtur me ekipin e pare ne nje ndeshje miqesore para-sezonit ndaj Reims (5-3).
Enzo Zidane ka hyre ne fushen e lojes (’46) duke zevendesuar Isco.
Enzo ka debutuar te Real ne kategorine e femijve ne 2004, epoke kur i jati i tij, ikone e futbollit francez,. luante me fanellen e Realit (2001-2006).
Enzo ka nisur te luaje me fanellen e ekipit rezerve ne nentor te 2014. Ai eshte aktivizuar edhe me ekipin e Frances U-19 ne 2014.
Vellezerit e tij me te vegjel, Luca, 18 vjec, Theo, 14 vjec dhe Elyaz, 10 vjec, luajne edhe ata me ekipet e te rinjve te Real Madrid.
Dhe Enzo ia shperbleu nderin qe i beri i jati…ai shenoi golin e 4-t per Realin ne minuten e ’63, nderkohe qe ekipi madrilen fitoi 6-1.