Liga e Kampionëve kthehet këtë mesjavë me dy sfidat e fundit gjysëm finalist që do përcaktojnë dy skuadrat që do marrin pjesë në finale e madhe të “Cardiff”. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të luajtura një javë më parë, duket se Juventus e Real Madrid janë shumë pranë kësaj finale, e cila do të luhet të shtunën e parë të muajit qershor. Juventus në ndeshjen e parë fitojë në Francë me Monakon me rezultatin 2-0, ndërsa Real Madrid mund në derbin e kryeqytetit spanjoll “ miqtë” Atletiko Madrid me rezultatin 3-0, duke arritur një rezultat mjaft të sigurtë për ndeshjen e kthimit, që do të luhet të mërkurën.
Juventus rigjen Khediran, humb Higuain?
Juventusi do të luaj sot në darkë ndeshjen e dytë me Monakon. Pas fitore 2-0 në Principatë, falë dygolëshit të Higuain, bardhezinjtë do kërkojnë të mbyllin pa rrezikuar llogaritë me skuadrën suprizë të Ligës 1 franceze. Mbappe me shok kanë premtuar se do luftojnë deri në fund, teksa bardhezinjtë duket se janë të qetë dhe se përballë francezëve do të kenë dhe kartën Khedira. Gjermani kampion bote mungojë në ndeshjen e parë për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen e dytë me Barcelonën, duke u pezulluar kështu për një ndeshje. Gjatë ditës së djeshme, njoftojnë mediat Italiane, Allegri ka provuar disa varjante me skuadrën, teksa nuk ka marrë pjesë Higuain, i cili la stërvitjen përgjysëm dhe rrezikon të mos jetë present në fushë nga minuta e parë. “Nuk ka ndonjë gjë serioze, por më mirë të pushojë, që mos të rrezikojmë dëmtim më të rëndë”, u shprehën në rrugë mjaft të rezervuar burime pranë bardhezinjëve. Gjithësesi Juventus pritet që sot të mos ketë aësnjë “rezervë” në formacionin e saj. Duke nisur nga Buffon në portë dhe me rradhë, Sandro e Alves në krah, Bonuçi e Chellini në qendër të mbrojtjes. Mesfusha Pjaniç-Khedira, teksa në sulm treshja Cuadrado, Manzukiç, Dybala në shpinën e Higuain. Në rast se mungon ky I fundit, atëherë Manzukiç do rri në qendër, Assamoah do marrë vendin e koratit në krah, me Aleks Sandron në krahun e majtë të mbrojtjes.

Advertisement