Reagon Marina: E tepruat me akuza për ndërhyrje kirurgjikale

Marina Vjollca është diskutuar shpesh për pamjen e saj në rrjete sociale, e vecanërisht për faktin se mund të ketë kryer operacione kirurgjikale. Por ajo ka vendosur të reagojë duke postuar disa fotografi për të dëshmuar se nuk ka bërë ndërhyrje.
Në dy postime të njëpasnjëshme, e para daton në daljet e saj të para si velinë e Fiks Fare në moshën 15 vjeç, ndërsa e dyta dy vite më vonë, duket se Marina fizikun që ka sot e ka patur dhe vite më parë. Përmes një shkrimi bashkangjitur, fotove moderatorja sqaron për të gjithë skeptikët se ka qenë pjesë e televizionit që në moshë të vogël dhe me kalimin e viteve dhe vetë ajo ka qenë në proces formimi. “Viti 2007, pak muaj pa bërë 17 vjeç. S’kisha komentuar ndonjëherë lajmet për “ndërhyrje kirurgjikale”, po mendoj se u teprua me akuza të paqëna… Jam bërë pjesë e televizionit në moshen 15 vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të bërit make up është shumë ndryshe nga përpara. Flm për “skeptikët”-shkruan moderatorja në Instagram.

View this post on Instagram

15 vjec! Emisioni "Fiks Fare"

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Advertisement