Rated Rihanna

Saturday, December 6, 2025

Por vështirësia qëndron edhe në faktin se në të njëjtën datë do të dalin në treg edhe albumet e rinj të Adam Lambert, Shakira dhe Lady Gaga. Rihanna do të bashkëpunojë me Nokia‐n për të bërë diçka të veçantë. Në datën 16 nëntor Nokia do të bëjë të mundur shikimin live të një performance të këngëtares në Londër. Në këtë mënyrë të gjithë fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë për herë të parë në mënyrë ekskluzive të gjitha këngët e albumit. E gjithë kjo do të bëhet në një vend sekret në Londër. Veç këtij shijimi, Nokia do të ofrojë një version ekskluziv të albumit RATED R në Nokia Music Store. “Jam shumë e ekzaltuar për këtë bashkëpunim me Nokia‐n. Ata po bëjnë disa gjëra vërtet revolucionare për albumin, duke më krijuar mundësinë që të arrij tek një numër shumë i madh fansash, si kurrë më parë”,‐ ka thënë Rihanna.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -