“Xing me Ermalin” është padyshim një nga emisionet më të ndjekur të fundjavës.
Ermali në këtë program kishte zgjedhur të kishte dhe një bashkëpuntore në skenë dhe e përzgjedhura e tij ishte pikërisht bukuroshja Rashel Kolaneci. Por, mesa duket vajzën seksi të “Xing”-ut nuk do ta shohim më në këtë ekran.
Ajo ka ikur nga “Xing me Ermalin”, programi ku mori famë sezonin e kaluar. E kontaktuar nga “RevistaWho.com” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje. Nuk dihet ende nëse ajo do të nisë ndonjë angazhim të ri në një tjetër kanal.
Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar një nga vajzat më seksi shqiptare.