U zhvillua sot tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, e cila u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Në takimin e zhvilluar pa praninë e medias, u diskutua rreth ecurisë së Shqipërisë në procesin e reformave kyçe, të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij është e gatshme të ulet në një tryezë dialogu me Partinë Demokratike për të zgjidhur ngërçin që ka ndaluar miratimin e reformës në drejtësi.
Kreu i Ekzekutivit këtë e tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn.
Në fjalën e tij, Rama tha se politika shqiptare është e bashkuar dhe ka të njëjtën axhendë sa i takon çështjeve me rëndësi kombëtare, duke përmendur këtu integrimin e plotë në familjen e madhe Europiane.
“Jam këtu dhe ftoj publikisht edhe në praninë e Komisionerit Hahn, Kreun e Partisë Demokratike dhe Partinë Demokratike për të ngritur një tryezë dialogu për të zgjidhur ndasitë tona, pa praninë e çmuar të miqve tanë të Bashkimit Europian. Jemi të gatshëm të dëgjojmë me vëmendje kërkesat e Partisë Demokratike dhe jemi dakord që mos dakordësitë tona ti trajtojmë me vëmendje”, tha Kryeministri Rama.
“Ekziston mundësia ti ndajmë axhendat partiake dhe të fokusohemi tek axhenda kombëtare, ku nuk ka mos përputhje serioze sa i takon çështjes kombëtare. Kalkulimet afatshkurtra e kanë kthyer debatin politik në një betejë deklaratash televizive dhe kjo nuk i bënë mirë interesit kombëtare”, vijoi Rama.
Duke folur për dialogun e nivelit të lartë, shefi i qeverisë u shpreh se dialogu i nivelit të lartë konfirmoi progresin e bërë drejt stacionimit të rradhës, që është çelja e negociatave. “Gjatë takimit u vu në dukje arritja e reformave, që ndikojnë në përmbushjen e pesë prioriteteve. U konfirmua vullneti ynë i palëkundur për të bërë reformat me bindjen se këto reforma nuk i bëjmë vetëm për BE në, por për një detyrim që ja kemi fëmijëve tanë dhe Shqipërisë së Gjeneratës tjetër”, theksoi Rama.
“U konfirmua angazhimi ynë në reformën në drejtësi si reformë kyçe, një reformë bazë për të çelur negociatat, një proçes që do të krijoi kushte për të krijuar një sistem drejtësie të denjë për vend që aspiron BE. Miratimi i reformës në Drejtësis është shtegu duhur për çeljen e negociatave. Reforma do të ketë efetk të drjet për drejtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, ne konfirmuam vullnetin për një proçs sa më të hapur e sa më gjithë përfshirës. Shqipëria dhe Komisioni Europian e konsideroj dialogun si një urë shembullore për të ndërvepruar si një palë, por krijon kushtet që pala shqiptare të jetë e larmishme dhe e ngarkuar”, tha kryeministri.
Sa i takon çështjes së reformës zgjedhore, Rama tha se ajo nuk është pronë e një shumice. “Pavarësisht se ne i kemi votat për ta bërë atë, ne duam edhe miratimin e opozitës. Ashtu siç po e kërkojmë edhe tek reforma në drejtësi. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë opozitë për çdo gjë dhe të vendosim bashkarisht mbi raportin e OSBE/ODIHR. Ky është horizonti kësaj reforme dhe nuk ka nevojë për vijë të kuqe. Herën tjetër opozita do ta kalojë me më pak dhimbje zgjedhjet që vijnë, se do ketë humbje të thellë, por kjo nuk është një temë që dua të flas në prani të z. Hahn”.
Ne deklaraten e tij Komisioneri Johanes Hahn ju bëri thirrje të gjitha palëve politike që të ulen në tryezën e rrumbullakët dhe të hedhin hapin, ‘në kilometrin e fundit’, për miratimin e reformës në drejtësi. Në përfundim të tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, Komisioneri rekomandoi përmbylljen sa më shpejt të kësaj reforme, nga e cila varet hapja e negociatave për anëtarësim në BE dhe për të cilën, tha ai, ka dhënë një opinion dhe Komisioni i Venecias.
“Do rekomandoja që të kishte një vendim sa më shpejt të ishte e mundur për këtë reformë, sepse ju i keni tashmë të gjitha përgjigjet nga Komisioni i Venecias dhe nuk ka asgjë tjetër më të rëndësishme se sa opinioni i tyre, që është shumë i paanshëm dhe profesional. Opinioni është një bazë e mirë për finalizimin e reformës në drejtësi. Miratimi i saj është gjysma e çdo gjëje, gjysma tjetër dhe më e rëndësishmja është zbatimi. Ndaj ne na duhet një hap i parë i qëndrueshëm e premtues, që të japim një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, deklaroi sot në Tiranë Komisioneri Hahn.
Ndersa e konsideroi takimin e radhës Shqipëri-BE si ‘produktiv’ zyrtari i lartë europian tha se e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë interesi kombëtar i vendit.
Duke u ndalur sërish tek reforma kyçe, ajo në drejtësi, Hahn vërejti se ajo duhet të jetë e një shkalle të paprecedent dhe me ndikim afatgjatë për vendin.
Ai nxiti palët për miratimin e saj para pranverës në mënyrë që të ketë një udhërrëfim për çeljen e negociatave për anëtarësim. Para pranverës ne do të bëjmë të mundur vlerësimin e parë, që të shikojmë nëse po ecet në drejtimin e duhur.
“Një gjyqësor funksional, theksoi Komisioneri, është tejet i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe ky duhet të jetë prioriteti i parë, por kjo është me rëndësi dhe për investimet e huaja.
Hahn ju referua dhe prioriteteve të tjera kyçe, si reforma në administratë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa u ndal tek zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore. Sa i takon dekriminalizimit, duhet të jetë qartë, tha ai, se legjislacioni duhet të zbatohet shpejt dhe në të gjitha nivelet e nevojshme. “Dekriminalizimi është kyç sa i takon konsolidimit të legjitimitetit dhe integritetit të institucioneve publike”, nënvizoi Hahn.
Sa i takon reformës zgjedhore, Komisioneri vleresoi se ajo duhet të jetë e besueshme dhe në përputhje me të gjitha rekomandimet e ODIHR-t.
Në deklaratën e tij Komisioneri per Zgjerimin konfirmoi rëndësinë e dialogut mes palëve në procesin e integrimit dhe jo të ndërlikimit apo te kushtëzimit të gjërave. Rrugëtimi drejt BE-së duhet të jetë një përpjekje kombëtare, tha ai, ku pavarësisht opinionit ndërpartiak, opozita dhe qeveria duhet të ecin përpara, në një rrugë të vetme, pasi 90% e qytetarëve shqiptarë duan që Shqipëria të bëhet sa më shpejt vend anëtar i BE-së. Ndaj dhe objektivi kryesor është që të gjithë bashkë të shikojnë se çfarë vendime të marrin për vendin dhe jo të ndërlikohen gjërat më shumë se ]’duhet apo të vihen kushte.