Kryeministri Rama ka vijuar takimet në rrethe me fermerët. E radhës ka qenë Peqini, ku diskutoi problemet në bujqësi me fermerët e zonës. Ndër të tjera Rama akuzoi edhe qeverinë e kaluar për tendera dhe kontrata pa lek, duke thënë se ajo që u shkatërrua në 25 vite nuk ndërtohet për vetëm 3 vjet.
“Jemi të angazhuar t’iu ndihmojmë për çdo nevojë. Jemi të angazhuar të pastrojmë kanalet ujitëse që nuk u pastruan asnjëherë për 25 vjet. Gjithashtu blemë 75 eskavatorë, kur kujtojmë se që prej vitit 2005 nuk ishte blerë asnjë”,- tha Rama ndër të tjera.
Ndërkohë që fermerët u ankuan për kanalet e kullimit, infrastrukturën dhe mungesën e tregut. /Blitz.al/