Qeveria shqiptare pavarësisht vështirësive ekonomike të trashëguara, do mbështesë gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Gjatë një takimi me fëmijë e familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës si dhe ushtarakëve me mision jashtë vendit, shefi i qeverisë Edi Rama tha se do ketë më shumë mbështetje për këto kategori. Kryeministri Rama the se do të bëhet gjithçka që fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të mos ndiejnë mungesën e kujdesit prindëror. “Sot me vendim të qeverisë sonë në Akademinë e Policisë, të gjithë fëmijët epolicëve të vrarë, pranohen pa konkurs. Dhe nuk është shkelje e konkurencës, po shprehje e bindjes se në këta fëmijë është trashëguar vlera të lartë e vitrytet për shërbim”, deklaroi Rama. Shefi i qeverisë, foli për një rilindje të Policisë së Shtetit. Ai tha se janë rritur rrogat e punonjësve të Policisë së Shtetit . Rama foli dhe për pensionet e policëve, ku theksoi se çdo polic që del në pension të parakohshëm do të përfitojë një rritje prej 173 mijë lekë, e ndërsa për ata punonjës policie që kanë 30 vute punë në polici pensioni do të jetë 400 mijë lekë. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se Forcat Paqeruajtëse shqiptare në misione të ndryshme janë ambasadorët më të mirë të paqes. Kodheli tha se këto forca janë shëmbëlltyra më e mirë e Shqipërisë.