Buxheti i Bashkisë së Tiranës

Tirana ka rreth 8 miliardë e 542 milionë lekë për tu shërbyer qytetarëve të vet në 3 vitet e ardhshme.

Nga kjo shumë do të përfitojë më pak administrata dhe më shumë investimet publike. Rrugët dhe transporti publik, përbëjnë 29% të buxhetit. Ndërhyrjet do të sigurojnë rehabilitimin e 95 km të rrjetit urban rrugor kryesor dytësor dhe lokal. Rikonstruksioni i 69 km të rrjetit rrugor urban dytësor dhe lokal. Ndërtim dhe përmirësim i rreth 162 km trotuare në të gjithë rrjetin rrugor. 18850 pemë të reja dhe ndërtimi 68 km rrjetit inxhinierike të kanaleve të ujërave zeza dhe ujërave të bardha, në rrugë të reja. Programi i dytë, ka të bëjë me programin e shërbimeve publike vendore që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në blloqet e banimit. Ky program përbën 22% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015-2017. Ndërhyrjet do të sigurojnë rehabilitimin dhe rikonstruksionin e 82.5 km rrugë nëpërmjet blloqet e banimit. Ndërtimin dhe përmirësimin e 128 mijë m² sipërfaqe të gjelbra dhe mjedise çlodhëse. Ndërtimin e 9 këndeve të reja sportive. Krijimin e rreth 10 mijë m² hapësira për parkim shtesë. Ndërtimin e kolektorëve për ujërat e zeza me gjatësi prej 3.5 km. 21% të buxhetit të investimeve do ta zënë investimet për ndërtimin e dhe rikonstruksionin e shkollave, kopshteve dhe cerdheve. Në dukje projektet e këtij buxheti ngjajnë me atë të 3 viteve më parë, dhe arsyeja sipas nënkryetari të bashkisë është bllokimi që iu bë nga qeveria investimeve dhe zbatimit të projekteve strategjikë për kryeqytetin.

Advertisement