Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar banesat ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shpërndarë disa fotografi të këtij projekti.
“Me shpresën se do t’ju kujtohen ende ‘viktimat’ e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit 2019, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Shqipërinë, kështu duke shkaktuar vdekjen e 51 personave.