“Nuk dua të kem të bëj më me ty!”/ Kiara ballafaqohet me Luizin: Ty bravo të qoftë që je tallur!

Luizi shokoi dje opinionin publik kur mohoi, kur tha se historia që ai i ka treguar Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë nuk është e tij, por e një shoku. Pavarësisht kësaj në Live Show ai u shoqërua në spitalin Shefqet Ndroqi për të bërë të gjitha analizat dhe testet e nevojshme, të cilat treguan se ai gëzon shëndet të plotë.

Por kjo situatë tani i ka lënë banorët në dyshim për figurën e tij, e sidomos Kiarën e cila i kërkuar që që nga ky moment e tutje ai të rrijë larg saj.

Advertisement

Kiara: Unë besoj që ka një gjë, por ka një gjë që ti nuk e ke thënë siç duhet, e dyta është ajo që më kë bërë mënyra se si e ke treguar është shumë e rëndë. Nuk e kam folur me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme! Unë po ta them ka diçka, mund të mos jetë fare por që ti më ke gënjyer dhe bravo të qoftë, i ke luajtur fenë.

Unë thashë që çfarë do të ndodhë me ty, do jem deri në fund, por ndjeshmëria ime nuk duhet të kalojë në tallje me mua!

U tha që gëzon shëndet të plotë, u gëzova shumë, por për pjesën tjetër nuk dua të kem asgjë të bëj me ty. Kam gjithë këto vite që ndërtoj këtë imazh dhe del një si ty ti hedhi të gjitha këto poshtë, po jo mo Luiz se nuk ta toleroj, unë nuk kam lidhur kërthizën me ty. Kam punuar e kam sakrifikuar për 10 vite!

Luizi: Kam një arsye shumë të fortë që fola, nuk e them dot këtu!

Kiara: Unë nuk të besoj! Dhe shyqyr që nuk të kam besuar plotësisht do më kishte marrë lumi fare!