Rama: Nga e hëna do të hapet gjithçka, përveç…

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me disa përjashtime… Nuk do të jenë te aksesueshëm ende të transporti publik, aktivitetet sportive dhe ato kulturore.

Për planin e fundjavës, kryeministri tha se vendi ndodhet në një situatë mjaft delikate të hapjes, ku edhe rreziku i përhapjes së koronavirusit është më i madh.

Advertisement

“Duhet të flasim për një moment mjaft delikat, ku po hapemi dhe ekspozohemi cdo ditë e më shumë rrezikut. Siç e keni parë nga inforamcionet e Ministrisë së Shëndetësisë, sot edhe ministrja u detyrua të dalë në konferencën e përditshme pikërisht për të lëshuar një mesazh të shkurtër dhe të qartë, që numrat po lëvizin. Jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin, por lëvizaja e numrave, nëse do të vazhdojë te jetë kështu, do të jetë problem. Më duhet ta përsëris se në këtë fazë secili prej nesh është vendimtar. Sjellja në raport me rregullat është decizive. Patriotizmi sot është të mos shkelen rregullat, me idenë se s’do më kapin, nuk është gjë. Dua ta përsëris se vazhdoj të dëgjoj sojin e papërgjegjshëm që kjo është kot, s’ka asgjë. Këto broçkulla ju lutem t’i lëmë dhe të fokusohemi te shkenca, t’i referohemi burimeve zyrtare. Nuk duhet të merremi me llafe. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore, bare, restorane e klube nate në mjedise të mbyllura, në mjedise të mbyllura, nuk do të kemi asgjë tjetër të mbyllur”, tha Rama.

Burimi: Opinion.al