Hapet i pari Disneyland pas Covid-19, fotot magjike nga parku i madh

Të hënën, më 11 maj, Disneyland në Shanghai ka hapur dyert – i pari park Disney që hapet në të gjithë botën pas situatës së krijuar nga COVID-19…Biletat u shitën në pak minuta dhe shumë prej fansave përjetuan shijen e magjisë së lojërave.

Natyrisht, parku ishte me hapje të limituar, por edhe duke respektuar rregullat e distancimit social. Hapja e këndeve të lodrave i mblodhi të gjithë fëmijët dhe të rriturit, por shumë zona të tjera si teatrot apo hapësirat që mbledhin shumë fëmijë vazhdojnë të jenë ende të mbyllura.

Burimi: Revista Class