Kryeministri Edi Rama uroi sot shqiptarët kudo ku jetojnë për Ditën e Pavarësisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shkruan” GËZUAR DITËN E PAVARËSISË??. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”.
Shqipëria u shpall e pavarur në Vlorë, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.