Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe Shtetin Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deputetit Gazment Bardhi.
Pasi ky i fundit deklaroi se kryeministri Edi Rama fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit, ministrja u shpreh nuk ka rëndësi nëse vishet me fustan apo pantallona, por e rëndësishme është që në parlament të thuhen të vërtetat.
“Qetësohuni more, kam gjithë durimin që t’ju dëgjoj. Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona. E rëndësishme është që këtu të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini gënjeshtra dhe të pretendoni që ne të mos ju japin përgjigje. Po ju pyes i doni apo nuk i doni përgjigjet?
Zoti Bardhi këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, nuk e pres këtë nga ju. Nuk mund të vini këtu të hidhni akuza që nuk ekzistojnë në asnjë dosje, por si duket me ata që rri ashtu bëhesh. 26 shpirtra e prisnin Berisha junior në derën e SPAK ndaj u bllokua kjo foltore. përgjigjen e keni marrë dhe do ta merrni”, tha ajo.