Universitetet do të vijojnë të zhvillojnë mësimin “online” përtej datës 2 dhjetor.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp të Komitetit teknik të ekspertëve.
“Mësimi në universitete do të vazhdojë “online” për një periudhë të vlerësimit dinamik që ne do të bëjmë.”, tha Rakacolli.
Sa i përket mundësisë së një mbylljeje të sistemit arsimor parauniversitar, Rakacolli tha se nuk është e domosdoshme.
“Vëmendja për shkollat ka qenë prioritet dhe është monitoruar me fokus të veçantë. Nuk ka ndryshim të rëndësisëhm që hapja e shkollave të ketë luajtur në përhapjen e pandemisë.”, deklaroi zv.ministrja.
Në lidhje me vendosjen e masave të reja izoluese zv.ministrja Rakacolli tha se komiteti është duke e parë mundësinë të vazhdim.
“Do të shikojmë nëse do të ketë nevojë për masa të tjera. Beteja me covid nuk është betejë spitalore, është betejë territori, është betejë e të gjithëve jo vetëm e stafit spitalor.”, shtoi ajo.