Banda e drejtuar nga Thom Yorke ka organizuar një koncert bamirësie të dielën (24 janar) në Henry Fonda Theatre të Los Angelosit. Qëllimi ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar viktimat e shumta të tërmetin në Haiti. E gjithë shuma e mbledhur shkoi në favor të organizatës jofitimprurëse OXFAM HAITI RELIEF FUNDS, që punon me vendet në zhvillim. Spektakli zgjati më tepër se 2 orë dhe është ndjekur nga të gjithë fansat e Radiohead që ju përgjigjën menjëherë thirrjes së grupit për të ndihmuar. Nuk kanë munguar yje të mëdhenj të botës së spektaklit si Justin Timberlake, Jessica Biel, Charlize Theron, Anna Paquinn dhe Daniel Craig.