Lana Del Rey thuhet se është paditur nga banda Radiohead për ngjashmëritë midis këngës së saj “Get Free”, pjesë e albumit “Lust For Life” e vitit 2017, me hitin e tyre “Creep” të vitit 1992.
Ditën e djeshme (7 janar) qarkullonin disa lajme ku thuhej se Radiohead po merrte në konsideratë ta çonte Del Rey në gjykatë, dhe kjo e fundit konfirmoi në Twitter se lajmi ishte i vërtetë dhe se grupi anglez kërkon 100% të honorareve.
“Është e vërtetë në lidhje me padinë,” shkroi këngëtarja. “Megjithëse e di se kënga ime nuk ishte frymëzuar nga Creep, Radiohead mendonte se ishte dhe kërkonte 100% të së drejtave të publikimit – unë ofrova deri në 40 gjatë muajve të fundit, por ata pranojnë vetëm 100. Avokatët e tyre nuk pajtoheshin kështuqë do e çojmë çështjen në gjykatë”.
It’s true about the lawsuit. Although I know my song wasn’t inspired by Creep, Radiohead feel it was and want 100% of the publishing – I offered up to 40 over the last few months but they will only accept 100. Their lawyers have been relentless, so we will deal with it in court.
— Lana Del Rey (@LanaDelRey) January 7, 2018
Dëgjoni këngët më poshtë dhe gjykojeni vetë nëse janë të ngjashme apo jo.
Interesant është fakti se Radiohead janë hedhur në gjyq për të njejtën këngë, e cila është e ngjashme me atë të The Hollies, “The Air That I Breathe” e 1974-ës.