Më mirë se kaq Shakirës nuk mund t'i shkojë. Dashuria dhe suksesi shkojnë dorë për dore. Kështu këngëtarja sexy kolumbiane, ka dashur të transmetojë të gjithë energjinë e saj në kopertinën e “Sale el Sol ”, për promovimin e singëllit të saj të tretë “ Rabiosa ” . Vetëm pak ditë më parë ka qenë viktimë e një grabitje në Meksikë, ku i vodhën unazën pikërisht fansat e saj, por ky ishte vetëm një incident i vogël në krahasim me kohën e artë që po kalon. Shakira, në fakt, pas “ Waka Waka ” është duke përsëritur suksesin me albumin e saj më të ri dhe tani ofron një tjetër singëll “Rabiosa” ku shfaqet me një kostum banje dhe çizme të bardha, singëll i cili ka të ngjarë të kthehet në kolonën zanore të kësaj vere. Kënga do të ketë pjesëmarrjen e Pitbull në versionin anglez dhe praninë e El Cata në versionin spanjoll. Më poshtë keni mundësinë të dëgjoni versionin e singëllit me praninë e Pitbull. Enjoy!


