Qyteza më e ftohtë në botë, – 46 °C në dimër!

Oimiakoni, një vend në Siberi është edhe qyteza më e ftohtë në botë. Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth -46 gradë C dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë. Rekordi i temperaturës, -71 gradë është regjistruar në vitin 1924. Qyteza ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Në Oimiakon nuk rritet asnjë lloj bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi. Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë.

/GazetaShqip/

Advertisement