I thonë je si lopë, këngëtarja shqiptare i la pa fjalë me përgjigjen

Ajo është një ndër vajzat e kolme të showbiz-it shqiptar por nuk i ka fare problem kilogramët që ka, përkundrazi.

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi karakterizohet nga natyra e saj moskokëçarëse dhe e drejtëpërdrejtë dhe e tillë është treguar edhe në përgjigjen që i ka dhënë të gjithë atyre që e i vënë epitete si ‘lopë”, “e trashë”, “e shëmtuar”.

Përmes një video-je të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja shfaqet duke kënduar me në sfond këngën “Beautiful” të Flori Mumajesit & Ledri Vulës dhe në koment shkruan: “Ju pershendes krejt juve qe mkeni nis mesazhe te llojit .. “je si lop, je shume e trashë, je vesh shume ëlleck, je shume e shemtut , je shume kshtu je shume ashtu “ .. Mbase SOT MUND TE BEJ ZHURME KJO THIRRJA IME KUNDER BULLIZMIT ..( me besoni qe nuk osht veq per mu dmth ) .. YES NANUSHA , Jam shume e bukur , ndihem e bukur dhe ndihem e veqante .. “

/Bordo/